http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ka zbuluar një mënyrë të pazakontë të kultivimit të drogës në Raguza. Rreth 15 mijë rrënjë kanabis të fshehura mes domateve të kultivuara në një serë, u zbuluan nga policia gjatë një operacioni antidroge.
Plantacioni i kanabisit i mbjellë në një serë rreth 3.500 m2, është zbuluar me anë pamjeve filmike të regjistruara me dron. Autoritet italiane sekuestruan në total 6 mijë kg drogë, vlera e së cilës shkon në 1 milionë euro, ndërsa është vënë në pranga kultivuesi, i identifikuar si Carmelo Gurrieri, 53 vjeç.
Ai ka pranuar se kujdesej për bimët e kanabisit, por ende nuk ka treguar për bashkëpunëtorët qe janë pjese e rrjetit te kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike. Hetimet e policisë nisën pas dyshimeve dhe erës së fortë të marihuanës në zonë.
Karabinierët shkuan ne vendngjarje dhe panë se ne mesin e domateve dhe fasuleve të mbjella, kishte mijëra rrënjë kanabisi të madhësive të ndryshme.