Luftë të përbashkët krimit, Shqipëri-Itali qendër kundër drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrjetet e mirorganizuara të grupeve kriminale shqiptare, të cilat ndër vite kanë arritur të çojnë me tonelata kanabisi drejt Italisë, janë kthyer ne një shqetësim serioz për të dy vendet. I fundit ishte grupi Habilaj, i cili kishte dërguar në brigjet Italiane rreth 4 tonë hashash, por që fatmirësisht u godit nga strukturat ligjzbatuese.Për të luftuar fenomenin do te ngrihet Qendra Rajonale e Bashkëpunimit Policor dhe Hetimor. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/ministri i brendshëm Julian Hodaj, tha se ndonëse në të do të përfshihen dhe vendet e rajonit, impakti i drejtpërdrejtë është për Shqipërinë dhe Italinë.Veç bazës së të dhënave të përbashkëta, mësohet se qendra do të shërbejë dhe për aspekte të tjera. Një çështje tjetër është edhe terrorizmi. Në takimin e Triestes me ministrat e brendshëm të Ballkanit, e ata të rajonit u diskutua dhe rënia e Kalifatit, çka mund të sjellë rikthimin e luftëtarëve të huaj në vendet e origjinës.Nisma e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj në takimin e Triestes u vlerësua dhe nga homologu i tij Italian Marco Minniti, sipas të cilit, qendra do të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit ?IPA 2017?.

Share This Video


Download

  
Report form