Korçë, shtohen përdoruesit e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritet frikshëm numri i përdoruesve të drogave të forta në qytetin e Korçës, kryesisht në moshat e reja. Sipas specialistëve që merren me trajtimin e të rinjve në Qendrën e Rehabilitimit dhe Këshillimit Vullnetar, çdo ditë këtu paraqiten rregullisht disa dhjetëra persona përdorues të heroinës, ndërkohë që shumë të tjerë nuk preferojnë të vijnë për t'u kuruar nga varësia prej drogës. Ata marrin metadon, një medikament që neutralizon varësinë që ka organizmi prej lëndës narkotike. Përdoruesit më të shumtë të drogave të forta janë të rinjtë mbi 20 vjeç, të cilët konsumojnë prej vitesh lëndë narkotike. 28-vjeçari me inicialet M.K. është nga qyteti i Korçës dhe prej disa vitesh është përdorues i heroinës, ndërsa fillimisht ka përdorur lëndë narkotike. Ai pranon të rrëfejë historinë e tij të dhimbshme dhe kalvarin e vuajtjeve, që e ka shoqëruar gjatë kësaj kohe. Burime jo zyrtare nga policia e qarkut të Korçës thanë për Vizion Plus, se në dy vitet e fundit, numri i përdoruesve të drogave të forta është rritur ndjeshëm, ndërkohë që akoma më i madh është numri i përdoruesve të drogave të lehta, kryesisht në shkollat e qytetit.

Share This Video


Download

  
Report form