https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Hetim trafikut të drogës" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëmbimi i akuzave dhe fyerjeve në seance plenare është bërë traditë tashmë, por nje ditë më parë nga opozita u artikulua një prej akuzave më të renda ndaj ushtrisë shqiptare. Ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se infrastruktura e ushtrisë po përdoret për trafik të lendeve narkotike. Pas kësaj akuze, Ministrja e Mbrojtjes i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetoje deklaratat e Imamit. "Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, bazuar te Kushtetuta dhe ligjet e vendit, znj. Kodheli i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm nisjen e hetimeve për këto akuza të rënda në drejtin të Forcave të Armatosura. Ministria e Mbrojtjes garanton se në çdo moment do të bashkëpunojë me organet e Prokurorisë për të vënë në dispozicion të saj të gjithë materialet e kërkuara dhe gjithë ndihmën e nevojshme që ky institucion do të kërkojë lidhur me zbardhjen e plotë të këtyre akuzave". Një ditë më parë lideri i opozitës Basha deklaroi se PD do të kërkojë zbardhjen e çështjes së trafikut të lendeve narkotike edhe në Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Share This Video


Download

  
Report form