http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është momenti i ndalimit te një shqiptari, pjese e nje grupi te trafikut te drogës ne Britani. Prangosja e tij nga policia është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Ai dhe 19 shqiptare te tjerë janë arrestuar dhe kane marre dënime deri ne 8 vjet burg, ndërsa pritet te dëbohen nga vendi. Operacioni i koduar ?Cortez? u zhvillua ne qytetin e Manchesterit, ku u zhvilluan kontrolle ne 17 adresa. Grupi shpërndante kokaine te cilësisë se larte neper bare dhe klubet e natës se qytetit dhe kishte siguruar nga kjo tregti 250 mije paund. Pjesëtaret e bandës se njohur si ?shqiptaret? kishin edhe një linje telefonike, qe funksiononte 24 ore ne 24 e ku behej porosia e drogës, fakt qe ka habitur edhe hetuesit. Ata kishin arritur ne Britani me pasaporta te falsifikuara greke dhe italiane. Gjate operacionit policia sekuestroi droge, para dhe arme, ne vlerën e 125 mije paund. Banda u zbulua fale infiltrimit te agjenteve sekrete, te cilët punonin si kameriere apo punonjës ne baret ku shpërndahej droga. 33-vjeçari Mevlan Gjeta është kreu i grupit dhe ne shtëpinë e tij u gjet një kg kokaine dhe një sasi parash. Policia është vene ne ndjekje edhe te tre personave te tjerë, qe jane pjese e bandës.