http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupe kriminale shqiptare kontrollojnë tregun e trafikut të drogës në Britani. Në një intervistë për rrjetin BBC, zv/drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpreh shqetësimin për ekzistencën e bandave të vogla në numër, por me ndikim të madh në krimin e organizuar në Britani.?Po flasim për krimin shqiptar. Është një grup shumë i vogël ne numër, por me ndikim të madh. Ne kemi parë raste të dhunës, veçanërisht për tregtinë e drogës në këtë grup. Po përpiqemi me partneret t?i përçajmë. Disa raste i kemi cuar në gjyq, por dhuna që sjell tregtia e drogës na sjell më shumë shqetësim?.Sipas agjencisë së krimit, bandat shqiptare kanë ndikim të veçantë në tregun e kokainës. Kryeqyteti Londër është qendra kryesore e shpërndarjes, por ato janë të shtrira në të gjithë vendin. Pjesëtarët e këtyre grupeve janë të gatshëm të përfshihen në krime të rënda. Përveç shqiptarëve, shqetësim për Britaninë përbëjnë edhe grupet serbe dhe turke në trafikun e kokainës, ndërsa përsa i përket trafikut të heroinës, dominojnë sërish turqit dhe pakistanezët.