“Mbështesim marrëveshjet me Serbinë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të pranojnë asnjë pakt që cenon sovranitetin e Kosovës. Deklarata është bërë nga sekretari amerikan Xhon Kerri, gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Kerri tha se Uashingtoni mbështet dialogun me marrëveshjet me Serbinë dhe procesin integrues të Kosovës në BE.?Kosova ka bërë një progres të fuqishëm në rrugën për integrimin në Evropë. Nënshkrimi i MSA-së paraqet një hap të madh në këtë drejtim. Këto fitore janë rezultat direkt i vullnetit të Kosovës për të bërë progres në dialogun me Serbinë të lehtësuara nga BE-në. Vendimet e Kosovës nuk kanë qenë të lehta mirëpo aftësia për ti bërë ato për të mirë të vendit, quhet lidership. Unë jam këtu të ju sjell respektin e presidentit Obama për të ju përgëzuar për lidership. SHBA-të përshëndet Kosovën për përparimet dhe përpjekjet në dialog me Serbinë. Ne nuk do të mbështesim asnjë marrëveshje që cenon integritetin dhe shtetin e Kosovës?.Zyrtari i larte amerikan u ndal dhe te situata politike ne Kosove. Ai tha se palët, duhet të lënë mënjanë dhunën dhe t?i rikthehen dialogut.?Dhuna është e papranueshme në Kuvendin e Kosovës. parlamenti duhet të jete një vend ku do të ketë debat ku njerëzit dëgjojnë njëri tjetrin në mënyrë paqësore. Liria e shprehjes do të thotë se njerëzit kanë të drejtë të flasin. Duhet të gjendet një rrugë e përbashkët dhe kjo është kryesore për Kosovën. Ne në SHBA vijmë nga parti të ndryshme por kemi gjetur gjuhë të përbashkëta. Ne e kemi kuptuar këtë rrugë që ta lëmë prapa luftën. Debati duhet të ndodhë në demokraci. Nuk ka vend për gaz lotsjellës në Kuvend. Të gjitha partitë duhet të largohen nga dhuna dhe të gjejnë rrugën e përbashkët. Rruga e përbashkët do të ishte që secili qytetarë të trajtohet i njëjtë pavarësisht, racës, gjinisë e orientimit seksual?.Ndërkohe, kryeministri Mustafa tha se Prishtina zyrtare do të vijojë zbatimin e pakteve me shtetet fqinje Serbinë dhe Malin e Zi.?Jemi mirënjohës për të gjitha ato që SHBA ka bërë dhe po bën për Kosovën. Per kete arsye ne po punojmë per integrimin, po vazhdojmë dialogun me Serbinë për të integruar komunitetin serb në Kosovë. Përkundër kundërshtimit të Opozitës për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ne do të vazhdojmë këto procese. Qeveria është e gatshme të dialogojë me Opozitën për të gjitha çështjet për të larguar dhunën?.Zyrtari i larte amerikan është ndalur dhe te arrestimet e fundit qe Kosova ka bere ne kuadër te luftës kundër terrorizmit. Ai tha se Prishtina zyrtare ka dhënë kontributin e saj ne prangosjen e disa eksponentëve te rrezikshëm qe bashkëpunojnë me ISIS. Zoti Kerri foli dhe për rëndësinë e themelimit te Gjykatës Speciale, e cila do te hetoje krimet gjate luftës se Kosovës. Ndalesa e radhës e sekretarit amerikan te shtetit është Beogradi.

Share This Video


Download

  
Report form