Gjermania: Mbështesim Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-22

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Valter Steinmeier, gjatë një takimi që pati me homologun shqiptar, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për reformat. Ai cilësoi zbatimin e plote te reformës në drejtësi, si një gur themeli për rrugëtimin evropian. ?Jo vetëm ne, edhe Komisioni ishte i angazhuar me bisedimet me Shqipërinë, por ne fund këto përpjekje u përkthyen ne reformën ne drejtësi. Kjo është shprehje e nje zhvillimi dhe e nje konsolidimi te brendshëm politik dhe kjo çon ne konstatimin se Shqipëria, çka nuk pritej edhe nga shume ne Gjermani, është shndërruar ne nje spirance stabiliteti ne vitet e fundit ne Ballkanin Perëndimor dhe është nje partner i ngushte jo vetëm i te gjithë evropianeve se bashku por edhe per Gjermaninë. Gëzohem qe reforma ne drejtësi u miratua, dhe une dua t?ju pohoj se ne do te vijojmë mbështetjen me mundësitë tona nëse ato dëshirohen per reforma te mëtejshme. Jam optimist dhe e inkurajojmë Shqipërinë qe te vazhdoj ne rrugën e nisur te integrimit evropian.?Nga ana e tij, ministri Ditmir Bushati, vuri theksin tek nevoja për zbatimin e ligjit të vetting-ut. Takimi i dy Ministrave të Jashtëm, zhvillohet pak ditë para vizitës së kryeministrit Edi Rama në Gjermani, me ftesë të Kancelares Angela Merkel. Biseda mes Bushatit dhe Steinmeier, është pjesë e lobimit të diplomacisë shqiptare, pas marrjes se rekomandimit të KE-së, për çeljen e negociatave.

Share This Video


Download

  
Report form