Merkel: Mbështesim Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama mbërritur në Berlin për të marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit evropian. Kancelarja Angela Merkel e bëri të qartë se përkrahjen e qeverisë së saj. premtim të cilin e dha në një ditë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë. Angela Merkel: Urimet me të përzemërta në këtë ditë feste për Shqipërinë. Shqipëria është bërë një aleatë e fortë në NATO-s me të cilën jemi të lidhur ngushtë. Shqipëria është shndërruar dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishme me reformat. Komisioni Europian ndjek zhvillimet dhe në raportin e fundit, ka vlerësuar këto zhvillime dhe për këtë e uroj kryeministrin Rama. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë, duke dërguar ekspertë e saj në misionin EURALIUS, që reforma në drejtësi të zhvillohet dhe tani është e rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat janë hapa që duhen kryer. Po ashtu ,duke pasur parasysh edhe zgjedhjet në Shqipëri dhe do të vihet në kontakt dhe me OSBE. Rruga e nisur duhet të vazhdojë dhe Komisioni Europian po ndjek reformat. Unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di se kërkohet shumë forcë dhe shumë guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Ne do të flasim dhe më hollësisht sesi mund të ndihmojë Gjermania dhe më tej.Reformat, kryeministri Edi Rama më së shumti nuk i konsideron detyra shtëpie, por mbi të gjitha detyrime ndaj vendit.Edi Rama: Procesi i integrimit europian për ne, duhet të jetë një proces sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm, dhe Shqipëria nuk kërkon asgjë të pamerituar. Nuk i kemi parë asnjëherë detyrat tona si një barrë që na i kanë ngarkuar të huajt, por borxh ndaj fëmijëve tanë.Kryeministri Rama theksoi angazhimin në ecjen përpara me reformën në sistemin e drejtësisë.Edi Rama: Shqipëria e mirëkupton dhe pranon kushtin për çeljen e negociatave, Vetingun. 5 prioritetet përbëjnë një udhërrëfyes deri në ditën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por ne kërkojmë të njëjtin luajalitet nga ana e Bashkimit Europian. Bindja ime eshte se sa rajoni dhe Shqipëria ka nevojë për BE, po aq dhe BE ka nevojë për rajonin. Do punojmë për t?i çuar përpara reformat që të jemi gati të jemi pjesë e Bashkimit Europian.?Vizita e kryeministrit Edi Rama vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Pak javë më parë, Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave për anëtarësim, duke vënë theksin tek zbatimi i zbatimit të reformës në drejtësi, veçanërisht procesin e Vetingut.

Share This Video


Download

  
Report form