http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ne Kosove nuk do te ulet ne tryezën e bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike, per sa kohe qe qeveria nuk tërhiqet nga marrëveshjet qe ajo i konsideron te dëmshme për vendin. Krerët e Vetëvendosjes, AAK-se dhe Nismës ndanë te njëjtin qëndrim ne takimin me presidenten Atifete Jahjaga.Visar Ymeri: Sot ishim bashkë me kryetarët e tri subjekteve opozitare Aleancës dhe Nismës, në takim me presidenten e Republikës së Kosovës me të cilën edhe njëherë i bëmë të qartë kërkesat tona që janë që marrëveshjet me Serbinë të arritura në Bruksel dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi janë marrëveshje të cilat domosdoshmërish duhet të hidhen poshtë, dhe janë marrëveshje të cilat nuk do të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës, sepse këto dy marrëveshje e rrënojnë dhe falimentoj edhe Republikën edhe territorin e Republikës.Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj tha se zhvillimi i seancave te kuvendit ne keto kushte do te ishte gabim.Ramush Haradinaj: Nuk duhet të thirret seanca e Kuvendit derisa Qeveria me anë të policisë dhe prokurorisë tenton të ndal deputetët dhe aktivistët e opozitës.Fatmir Limaj: Presidentja Jahjaga nuk e komentoi takimin per mediat, por u mjaftua me nje deklarate te shkurtër ne faqen online te presidencës.Nje dite me pare ajo u takua me krerët e mazhorances Mustafa e Thaçi. Ata kembengulen ne zbatimin e marrëveshjeve te arritura dhe nuk ndajne te njëjtin mendim me opozitën mendimin se vendi ndodhet ne krize.