http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mbledhjen e parë mes dy qeverive shqiptare u diskutuan 11 çështje duke filluar nga ndihma për Preshevën, tek shërbim i përbashkët konsullor Kosovë-Shqipëri. Produkti më i rëndësishëm i kësaj mbledhje ishte dokumenti për bashkëpunimin strategjik ku përcaktohen parimet dhe shtyllat mbi të cilat do të ndërtohet puna e dy qeverive. Në këtë dokument është përcaktuar se drejtuesit ekzekutive të Tiranës dhe Prishtinës do të takohen të paktën njëherë në vit, dhe ngarkohen ministrat e Jashtëm për të koordinuar takimet dhe axhendën e mbledhjeve. Në draftin e firmosur parashikohet bashkëpunimi në fushën ekonomike, të drejtësisë, arsimit dhe rendësi i vihet bashkëpunimit në fushën e energjisë. Sipas ministrit të Energjetikes, Damian Gjiknuri, dhe ministrit për bashkëpunimin ekonomik Fadil Ismajli energjia është një prej sektorëve ky dy vendet kanë se çfarë t'i japin njeri-tjetrit. Në Prizren u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunim për lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunim në fushën e transportit. Pas Prizrenit do teë jetë Vlora, qyteti që do të presë dy qeveritë dhe ku do të behet edhe analiza për rezultatet e mbledhjes së parë të përbashkët.