Tahiri: Serbia të zbatojë marrëveshjet - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Kryenegociatorja kosovare në dialogun Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri deklaron se bisedimet do të vazhdojë atëherë kur Serbia të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë tregtinë e lirë dhe heqjen e barrikadave. Në një intervistë për gazetën serbe "Danas", Tahiri tha se zbatimi i marrëveshjeve ishte përfundimi i mbledhjes së 5 dhjetorit të Këshillit të Ministrave të BE. "Nga Beogradi kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, heqje e barrikadave dhe suprimim i institucioneve paralele", tha shefja e ekipit negociator të Prishtinës Tahiri. Ajo ka sqaruar se në bisedimet për bashkëpunimin rajonal dy palët janë afruar në qëndrime. Sipas Tahirit, edhe pse Beogradi ka pranuar që Prishtina të ketë të drejtë vote, vendimi dhe nënshkrimi në forumet rajonale, marrëveshja nuk është arritur pasi Serbia kërkon që Kosova të prezantohet në përputhje me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Tahiri u shpreh se Kosova e refuzon këtë sepse është shtet i pavarur. Ndërkohë, duke folur nga Italia, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Presidenti serb, Boris Tadiç, e ka cilësuar Kosovën djep të Serbisë dhe është shprehur se vendi tij nuk do ta njohë asnjëherë pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë. Tadiç tha se Beogradi është i hapur të gjejë një zgjidhje për të dyja palët, por nuk mund të pranojë pika që kërcënojnë integritetin territorial të Serbisë. Ndërkaq, situata në veri të Kosovës vijon të mbetet e njëjtë. Serbët nuk po bëjnë hapa para në heqjen e barrikadave dhe lirimin e rrugëve që çojnë në pikë kalimet kufitare.

Kosovo's chief negotiator in the dialogue between Pristina and Belgrade, Edita Tahiri says talks will continue when Serbia to implement all agreements reached, including free trade and removal of barricades. In an interview for Serbian newspaper "Danas" Tahiri said that implementation of the agreements was the end of the meeting of 5 December the EU Council of Ministers. "From Belgrade sought to normalize relations with Pristina, removal of barricades and suprimim parallel institutions", said Head of the Pristina negotiating team Tahiri. She explained that the talks on regional cooperation the two sides are closer in attitude. According to Tahiri, although Belgrade has agreed to Pristina have the right to vote, the decision and signature in regional forums, the agreement is not reached because Serbia wants Kosovo to be presented in accordance with Resolution 12 of the 44 UN Security Council's. Tahiri said that Kosovo rejects this because it is an independent. Meanwhile, speaking from Italy, where on an official visit, Serbian President Boris Tadic, has considered the cradle of Serbia's Kosovo and said that his country would never recognize the independence of the newest state in Europe. Tadic said that Belgrade is open to find a solution for both parties, but can not accept the point that threaten the territorial integrity of Serbia. However, the situation in northern Kosovo continues to remain the same. Serbs ar...

Share This Video


Download

  
Report form