Tahiri: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri hedh poshtë zërat per nje krisje te marrëdhënieve mes dy partive kryesore te mazhorances, megjithëse Ilir Meta ndryshe nga kryeministri Edi Rama deklaroi se qeverise i nevojiten impulse te reja. Tahiri nuk gjen asnjë motiv per ndryshime te kabinetit dhe e konsideron thjesht spekulim mediaktik ambicien e partisë se Metës per te marre Ministrinë e Brendshme. I vendosur prej afro dy muajsh ne shënjestër te akuzave te opozitës per lidhje me rrjetet e trafikut, Ministri i Brendshëm thotë se nuk ka aspak ndermend te japë dorëheqjen. Madje sipas Tahirit historia e ish-oficerit te antidrogës Dritan Zagani, i cili ngriti dyshime se te afërm te ministrit transportonin ngarkesat e drogës me makinën e tij, është sajese e opozitës. Per Sajmir Tahirin lufta e policisë ndaj kultivimit te bimëve narkotike dhe trafikut te drogës ka dhëne rezultate qe nuk ishin arritur kurrë me pare, sepse kishte munguar vullneti i qeverive te djathta. Ai akuzon paraardhësit se lejuan mbjelljen e qindra hektarëve. Tahiri vlerëson si një nga arritjet me te mëdha te punës se tij pastrimin e policisë, dhe shkëputjen e lidhjeve te saj me krimin. Plot 2100 punonjës te niveleve te ndryshme janë proceduar per shkak te shkeljeve, abuzimit me detyrën apo lidhjeve me elemente te inkriminuar. Ministri i Brendshëm ishte i ftuari i pare i emisionit ?Kapital? ne Vizion Plus për sezonin e ri.

Share This Video


Download

  
Report form