Nietan: Meta nuk duhet të japë dorëheqjen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komenteve te ditëve te fundit te deputeteve gjermane per akuzat e deputetit Doshi ndaj kryeparlamentarit Meta, u shtohen edhe ato te nënkryetarit te Komisionit Parlamentar për çështjet europiane dhe anëtarit te komisionit te Jashtëm, Dietmar Nietan. Ne nje interviste per ?Deutsche Welle? Nietan flet për zhvillimet aktuale dhe nevojën urgjente te ndryshimit te kulturës politike ne Shqipëri.Dietmar Nietan:Pavarësisht nga zhvillimet aktuale në Shqipëri ajo që duhet të ndryshojë është kultura politike, konkurrenti politik nuk është armik që duhet eliminuar. Ai është një bashkë konkurrues, le ta quajmë edhe kundërshtar, por duhet të ekzistojnë mundësitë që për çështje themelore mes një opozite dhe qeverie të ketë një lloj konsensusi dhe gatishmërie nga të dyja palët. Kjo u mungon në Shqipëri të dyja palëve.Nietan komentoi edhe kërkesën e opozitës per dorëheqjen e Metës.Duhet thënë se është në fuqi pafajësia sa kohë nuk janë provuar akuzat dhe nuk mundet që një akuzë e strukturuar aq mirë të bëjë që një politikan të dorëzojë postin. Nuk duhet bërë fjalë për dorëheqje, por për zbardhje të së vërtetës. Prandaj dua ta them në këtë pikë shumë qartë: Mua më habit fakti që përfaqësues të partisë demokratike tani arrijnë të dallojnë se me gjasë ka gjëra të dyshimta që lidhen me Metën, por kur partia e Ilir Metës u ndihmoi të vinin në pushtet këto gjëra nuk ju interesonin.Nietan u shpreh edhe per debatin per dekriminalizimin ku janë përfshire shumica dhe opozita.Kjo natyrisht është shumë shqetësuese, por unë dua të shoh fakte, dua që prokurorë të pavarur të kryejnë hetime që të bëjnë publike rezultatet e tyre dhe të ketë transparencë. Cilat akuza qëndrojnë, cilat janë thjesht të paqëndrueshme? Por më lejoni edhe diçka për opozitën, sigurisht ajo ka detyrë të kontrollojë qeverinë e të ngrejë akuza, por dua ta them qartë se hetimet nëse ka elementë kriminalë nuk duhet të shtrihen vetëm tek partitë qeverisëse të tanishme, por Partia Demokratike duhet të jetë e gatshme dhe të thotë, po, ne do të jemi të gatshëm të hetojmë nëse ka pasur afera kriminale edhe në kohën e qeverisë Berisha.Për nënkryetarin e Komisionit Parlamentar gjerman per çështjet europiane edhe pse skandale te tilla nuk jane ndikim te drejtpërdrejtë ne procesin e integrimit, nuk e permiresojne imazhin, qe do ta nxiste këtë proces.

Share This Video


Download

  
Report form