http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e kryetarit te bashkisë Lulzim Basha. Sipas kësaj partie, ne vend te punëve publike, Basha angazhohet vetëm me fyerje dhe shpifje ne rrjete sociale. ?Luli duhet të japë dorëheqjen sepse Tirana po mbytet në papastërti, teksa kryebashkiaku po bën përditë pis ekranet e televizorëve e të rrjeteve sociale me fjalorin e ulët e të dhunshëm të shpifjeve e të fyerjeve për kundërshtarët politike. Jo më larg se dje ai u bashkua në një duet të turpshëm me plakun e PD-së për të abuzuar me një grua duke politizuar pa asnjë skrupull aktin e shëmtuar ndaj saj nga ana e një punonjësi të zyrës së një deputeti socialist. Ndërkohë që Policia e Shtetit bëri detyrën e saj dhe e arrestoi keqbërësin, Luli dhe Plaku sulmuan policinë?.