Tahiri: Do të flas më vonë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Saimir Tahiri kaloi natën e parë ne arrest shtëpie. Mëngjesin e kësaj të diele ai nuk ka zbritur si zakonisht për të ndjekur rutinën e një dite pushimi, për shkak të masës së dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.Pak orë pasi mori dijeni për vendimin, ish-ministri i brendshëm i pyetur nga Vizion Plus, nuk pranoi të bëjë asnjë koment për arrestin shtëpiak. Por Tahiri konfirmon se do të flasë në vijim.Ndërkohë, të dyja palët, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe avokati i Tahirit, do ta apelojnë masën e vendosur nga Krimet e Rënda. Mbrojtja e ish-ministrit të brendshëm këmbëngul se nuk ka prova të reja që të justifikojnë masën shtrënguese.Ndërsa akuza, e cila kërkoi arrest me burg, sipas burimeve disponon letër porositë e Greqisë dhe Italisë për Tahirin. Ky i fundit dyshohet se ka realizuar një takim në fqinjin jugor me Artan Habilajn.Nuk dihen ende detaje nga të dhënat që ka siguruar Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë takim e po ashtu edhe për udhëtimet e tjera të ish-ministrit ne Greqi e Itali.Por lëvizja e organit të akuzës vjen pasi prokurorët javën e kaluar morën në pyetje ish-shoferin e Tahirit, shoqëruesin e tij si dhe sekuestruan regjistrat detarë në portin e Vlorës.
Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  si dhe për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Share This Video


Download

  
Report form