http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa situata politike ne Kosove mbetet e tensionuar per shkak te bllokimit te parlamentit nga opozita, Brukseli ben apel qe marrëveshjet e arritura me Serbinë te zbatohen. Dialogu mbetet nje element kyç per progresin e vendit ne rrugën europiane. Gjate prezantimit te progres raportit per Kosoven, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn komentoi edhe përpjekjet e Serbise, e cila loboi kundër anëtarësimit te Kosovës ne UNESCO. Ne kërkojmë normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet ta dime se kjo nuk mund te arrihet nga njera dite ne tjetrën. Ka pasur momente kur jane vërejtur edhe pengesa ne kete përpjekje, por ne fund te dites normalizimi eshte i nevojshëm. U kërkoj palëve te bashkëpunojnë, detyrimi yne është te jemi te duruar, por edhe ambicioze. Edhe ne raport progresin per Serbinë te publikuar nga Komisioni Europian vlerësohen marrëveshjet e bashkëpunimit me Kosovën, por rekomandohet qe te vazhdoje progresi per normalizimin e raporteve mes tyre.