Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është i gatshëm t'iu përgjigjet pozitivisht thirrjeve edhe të SHBA-së, edhe të BE-së për negociata të reja me Serbinë. Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot", ai ka thënë se aksioni i 25 korrikut ne pikat kufitare i ka shuar një here e mire ëndrrat serbe për Kosovën, ndërsa mohon se do të bëjë kompromise të dëmshme për vendin. Kryeministri ka theksuar se duhet të ndodhë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel, e pastaj të vazhdohet me çështjet e mbetura me Serbinë. "Duke shikuar perspektivën integruese të Kosovës dhe domosdoshmërinë e një marrëdhënieje normale ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, takimet e nivelit te larte do t'i shërbenin këtij procesi. Ne këtë drejtim, mbështetja nga ana e ShBA-ve dhe BE-se do te ishte thelbësore," ka deklaruar Thaçi. Duke folur për punën e deritanishme te kabinetit qe drejton, Thaçi theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur me ata njerëz që kanë përvojë në qeverisje, por edhe me ata ministra qe drejtojnë për here te pare një dikaster.
Kosovo Prime Minister Hashim Thaci, is willing to respond positively to the calls of the U.S., the EU for new negotiations with Serbia. In an interview for the newspaper "Kosova Sot", he said that the action of 25 July on the border has put out a good time for Kosovo Serb dreams, while denying that it will make compromises for the country. Prime Minister emphasized that implementation should occur all agreements reached in Brussels, then continue with the remaining issues with Serbia. "Looking at integrating perspective of Kosovo and the necessity of a normal relationship between the state of Kosovo and Serbia, a high-level meetings would be useful for this process. In this regard, support from the U.S. and EU would be essential, "said Thaci. Speaking about the current operation of the governing cabinet, Thaci said he was extremely pleased with those who have experience in government, but also with those ministers who run for the first time a department.