Sulm kamikaz në Turqi, 28 të vrarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një shpërthim i fuqishëm i ka marre jetën te paktën 28 personave dhe ka plagosur 100 te tjerë ne qytetin turk te Suruc, pranë kufirit me Sirinë. Shpërthimi ndodhi ne orët e para te mëngjesit ne oborrin e nje qendre kulturore, aty ku ishin grumbulluar aktiviste te rinj te nje partie opozitare. Ngjarja është cilësuar si akt terrorist nga Ministria e Brendshme, ndërsa zyrtaret turq kane deklaruar se behet fjale për nje sulm vetëvrasës te realizuar nga militantet e ISIS. Pamjet televizive shfaqen pamjet e nje masakre ne vendngjarje, me trupa te pajete te mbuluar nga gjaku, ndërsa ambulancat kane mbërritur me shpejtësi per te dhënë ndihmën e pare. Shpërthimi ndodh ne momentin kur Turqia kishte deklaruar se do te shtonte luftën ndaj ISIS. Qyteti ku ndodhi shpërthimi ndodhet pranë Kobanit ne Siri, qe ka qene nje nga fushëbetejat me te ashpra te luftës mes islamisteve dhe forcave kurdë. Federata e Socialisteve te rinj kishte 300 anëtare te saj qe po qëndronin ne Qendrën Kulturore ?Amara? per t?u organizuar per rindërtimin e Kobanit ne momentin kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Besohet se shumica e viktimave jane te rinj.

Share This Video


Download

  
Report form