http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thuajse nje jave nga shpërthimi i nje autobombe qe u mori jetën 37 personave, Stambolli është tronditur nga një tjetër sulm kamikaz. Katër persona gjeten vdekjen dhe 20 te tjerë u plagosen kur nje person hodhi veten ne ere mëngjesin e kësaj te shtune. Tre prej te plagosurve jane ne gjendje kritike. Ngjarja ndodhi ne një nga rrugët me te populluara te qytetit te frekuentuar nga turistet, pak metra nga sheshi Taksim. Sipas mediave turke, objektivi i sulmit dyshohet te ketë qene nje tjetër zone edhe me e populluar, por eksplozivi qe mbante ne trup personi ka shpërthyer përpara kohe. Policia dhe ambulancat nxituan ne vendin e ngjarjes, ndërsa helikopterët patrulluan nga ajri. Deri tani nuk dihet se cili grup qëndron pas këtij sulmi, por ai i te dielës se shkuar u mos përsipër nga militantet kurdë ne shenje hakmarrjeje për operacionet ushtarake turke kundër kurdëve. Muajt e fundit Turqia është goditur nga disa sulme te ngjashme, qe u kane marre jetën qindra personave. Presidenti Erdoan është shprehur i vendosur te luftoje grupet terroriste qe sipas tij po sulmojnë civilet, për shkak te humbjeve qe kane pësuar ne luftime me forcat e sigurisë.