http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turqia eshte tronditur nga nje tjeter sulm terrorist mengjesin e kesaj te shtune. Nje autobombe shpertheu ne qytetin Kayseri, duke lene te vrare 13 ushtare. 48 persona te tjere u plagosen, mes te cileve edhe civile. Ne shenjester te sulmit ishte nje autobus me te cilin udhetonin forcat e ushtrise, qe nuk ishin ne detyre. Shperthimi ndodhi perpara nje kampusi universitar kur nje automjeti drejtuar nga nje kamikaz iu afrua, u perplas me te dhe shpertheu.Vetem nje jave me pare nga dy sulme me bomba ne Stamboll te marre persiper nga militantet kurde, mbeten te vrare 44 persona. Sipas zv/kryeministrin Veysi Kaynak, sulmi i se shtunes eshte i ngjashem me ate te javes se shkuar. Asnje grup nuk e ka marre ende pergjegjesine per kete ngjarje.Autobuset qe transportojne forca ushtarake apo te sigurise jane bere shpesh pre e sulmeve te tilla. Gjate 2017-es Turqia eshte goditur nga nje sesi sulmesh te kryera nga militante kurde, apo xhihadiste te Shtetit Islamik, qe u kane marre jeten qindra veteve.