Ristani: Rama-Meta, sulm Prokurorisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhja e deputetit te LSI Spartak Braho per t?u paraqitur ne prokurori i shoqëruar nga një aktor humori është cilësuar nga opozita si tentative nga ana e mazhorances per te fshehur te vërteten. Sekretari përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka përsëritur nevojën e largimit te Ilir Metes nga posti i kryetarit te kuvendit, pasi sipas tij dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të fshehur të vërtetën.?Edi Rama dhe Ilir Meta kordinuan dje, një sulm të ri ndaj Prokurorisë, në përpjekje për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, për akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve, duke keqpërdorur një aktor portokallie për çështjen më serioze dhe më të mrephtë të politikës dhe shtetit, në 25 vitet e fundit. Ky presion ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në facebook një video të aktorit të portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve. Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho?.Sipas Ristanit, Kryeministri Rama duhet te mos ushtroje me presion mbi organin e akuzës, duke paralajmëruar edhe organizimin e nje proteste te re per largimin e Ilir Metes nga kreu i kuvendit. Deklarata e Partisë Demokratike ka sjelle reagimin e kryeministrit Rama, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale shkruan ?Po me videon e aktorit te talentuar te Portokallies çfarë ka xhanëm, partia qe e linden shpresat dhe po e fundos budallallëku!??

Share This Video


Download

  
Report form