http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm 24 orë pas sulmeve në Spanjë dhe Finlandë, një tjetër sulm ka tronditur mëngjesin e kësaj të shtune Rusinë. Mediat ruse raportojnë se një person i armatosur me thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin Surgut, duke plagosur 8 kalimtarë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke ekzekutuar autorin e sulmit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka evakuuar qendrën e qytetit. Autoritetet po përpiqen të identifikojnë autorin e sulmit, për të cilin dyshohet se vuan nga një sëmundje mendore, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist.