http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgatitja për kurorëzimin e një fejese është kthyer në tragjedi në familjen Vrapi në fshatin Suk të Fierit. Mëngjesin e kësaj të marte katër anëtarë të familjes janë masakruar nga bajram vrapi. 73-vjeçari ka qëlluar me çifte dy vëllezërit e tij Xhemaltin dhe Besimin, kunatën dhe më pas edhe mbesën 17-vjeçare.Sipas dëshmitarëve familja vrapi po përgatitej të fejonte vajzën adoleshente por xhaxhai Bajrami nuk pranonte djalin që kishte zgjedhur mbesa. Heret ne mëngjes, ai ka marre çiften dhe ka shkuar ne shtëpinë e te vëllait, me te cilin ka debatuar ashpër. Ne konflikt janë përfshire dhe vëllai tjetër si dhe kunata. Një nga familjaret qe ndodhej ne banese tregon komentet e sherrit. Menjëherë pas këtij debati, Bajram Vrapi ka qëlluar ne fillim dy vëllezërit, e me pas kunatën dhe mbesën. Ai ka dashur te vrase edhe gruan e tij, Afërditën. Pas vrasjes Bajram Vrapi nuk e ka lëshuar çiften nga dora, por ka dale me vrap, duke u fshehur ne një are me misër aty pranë. Një nga bashkëfshataret ka tentuar ta binde te lere armen, por Bajram Vrapi nuk ka pranuar. Ndërkohe, policia kishte mbërritur ne vendin e ngjarjes, duke i kërkuar te dorëzohej. Personi i fundit me të cilin ka komunikuar autori ka komunikuar pas vrasjeve është bashkëfshatari i tij Samiu, të cilit i kishte rrëfyer se e kishte bërë vrasjen sepse e trajtonin keq. Më pas i ka kërkuar një telefon për të komunikuar me të bijën në Greqi. Ndërsa policia i bënte thirrje për t'u dorëzuar, 73-vjeçari ka qëlluar mbi veten, duke i dhëne fund kështu masakrës qe nisi për një fejese.