8 policë të vrarë në Kumanovë, mes tyre një shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensioni mbizotëron edhe kete te diel ne qytetin e Kumanovës, pas luftimeve te ashpra mes forcave te policisë maqedonase dhe nje grupi te armatosur. Oret e para te mëngjesit u dëgjuan te shtëna dhe shpërthime kryesisht ne Lagjen e Trimave, ndërsa helikopterët fluturonin mbi zone. Njësitet speciale policore u stacionuan ne hyrje te lagjes ndërsa pas mesdite mediat raportuan se nisi tërheqja e mjeteve te renda. Ndërkaq raportohet nje bilanc i ndryshëm nga ai i Ministrisë se Brendshme per numrin e viktimave te përleshjeve te se shtunës. 8 police kane mbetur te vrare ne luftime, mes te cilëve një shqiptar. Ai eshte Isamedin Osmani, nga Studeniçani i Shkupit. 32 vjecari, baba i dy fëmijëve ishte pjesëtar i forcave speciale. Mësohet gjithashtu te jete lënduar edhe nje tjeter polic shqiptar, Besnik Bela si dhe disa te tjere maqedonas. Policet e plagosur u vizituan ne spitalin e Shkupit nga kryeministri Gruevski. Kjo e diel dhe e hëna jane shpallur nga qeveria dite zie kombëtare dhe flamujt po qëndrojnë ne gjysmështize. Pas situates se rende ne Kumanove, pjesa me e madhe e banoreve jane larguar nga qyteti, ndërsa ata qe kane mbetur jane ngujuar ne banesat e tyre. Dëshmitaret thone te kene pare lëvizje te ambulancave. Situata mbetet kaotike, pasi ne deklaratën per media ministrja Jankullovska sqaroi se grupi i armatosur i cilësuar prej saj si terrorist, qe synonte te kryente sulme ndaj institucioneve te rëndësishme, ishte dorëzuar.Nderkaq, ne nje komunikate te tij per mediat, nje grup qe e cilëson veten Ushtria Çlirimtare Kombëtare ben te ditur se eshte përfshire ne luftimet me forcat policore maqedonase dhe saktëson se behet fjale per nje reagim te strukturave te tij dhe jo te grupeve terroriste. Disa media publikuan emrat e katër personave qe iu dorëzuan policisë pas luftimeve. Ata janë Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi - ose Komandant Malisheva. Ndërkaq, situata e sigurisë në Luginen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është e qëndrueshme dhe nuk ka shenja te përkeqësimit te saj.

Share This Video


Download

  
Report form