Goditet mafia kalabreze, mes tyre edhe një kryebashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ka finalizuar me sukses arrestimin e 27 anëtarëve te mafias kalabreze, të infiltruar në klasën politike dhe atë sipërmarrëse në veri të vendit fqinj. Operacioni u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa mes të arrestuarve figuron edhe një kryetar bashkie, Edoardo Mazza.Sipas mediave italiane, operacioni i Prokurorisë Rajonale të Antimafias është shtrirë në disa qytete, kryesisht në Milano, Monza, Pavia, Komo dhe në rajonin e Kalabrisë.21 anëtarë të grupit mafioz kanë përfunduar në burg, ndërsa 3 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë. Ata akuzohen për krime të rënda, si pjesëmarrje në organizatë mafioze, trafik droge, zhvatje parash, etj.Ndërsa ndaj kryebashkiakut rëndojnë akuzat e korrupsionit, favorizimit të sipërmarrjeve të klaneve në këmbim të mbledhjes së votave dhe përdorim të sekretit zyrtar në mbështetje të organizatës kriminale. Ndër aferat e fundit mes grupit kriminal dhe kreut të bashkisë, ishte leja për ndërtimin e një supermarketi në qytetin e Monzës.

Share This Video


Download

  
Report form