http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje atentat me arme zjarri ka tronditur mesditën e kësaj të shtune qytetin e Shkodrës. Dy persona janë ekzekutuar, ndërsa nje i trete ka mbetur i plagosur rende. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta në lagjen ?Dudas?. Viktimat jane identifikuar si Edmond Batraj 40-vjeç dhe Edmir Alia 37 vjeç. 42-vjeçari ka mbetur i vdekur ne vend ndërsa Edmir Alia i cili ka qene edhe shënjestra e atentatit ka ndërruar jete ne spital per shkak te plagëve te marra. Ndërkohë Amarildo Pirani 20 vjeç nipi i viktimës Alia ka mbetur gjithashtu i plagosur nga breshëritë e plumbave. Dy autoret e atentatit te paidentifikuar hapen zjarr me nje automatik kallashnikov. Dyshohet se ata i kane ndjekur prej disa ditesh lëvizjet e viktimave deri ne momentin qe u kane ngritur priten. Ekzekutoret janë larguar me shpejtësi me nje motor duke u shpëtuar prangave. Motivet mbeten ende te paqarta, por konfirmohet si viktimat ashtu edhe i plagosuri kane pasur precendete penale. 40-vjeçari Edmond Batraj ka qene i dënuar me pare per vrasje. 37-vjeçari Edmir Alia ka vuajtur dënimin per tentative vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa i plagosuri Amarildo Pirani është dënuar per grabitje me arme. Policia ka ngritur postblloqe ne rrugët kryesore te qytetit, por pa mundur te bjere ne gjurme te autoreve.