Një i vrarë dhe dy të plagosur në Devoll - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ngjarje e rende ka ndodhur gjate natës ne juglindje te vendit. Tre persona që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi, u sulmuan dhe u goditën me mjete të forta ndërsa njëri prej tyre humbi jetën disa orë më pas në spital. Ngjarja ndodhi në fshatin Braçanj të Devollit, ndërsa viktima të sulmit kanë rënë tre pogradecarë. Mentor Vurnazi, Zarif Alliu dhe një tjetër person ende i paidentifikuar u transportuan menjëherë për në spitalin e Korçës. Por 44-vjeçari Zarif Alliu nuk mundi t?u mbijetojë plagëve të marra ne pjese te ndryshme te trupit. Ndërkohë njeri nga dy te plagosurit mësohet se është ne gjendje me te rende ne spital. Burime pranë uniformave blu thanë se ata u sulmuan nga 4 persona, ndërsa gjatë përleshjes fizike agresorët i goditën me mjete te forta dhe i grabitën 10 mijë lekë e celularët personalë. Sipas banorëve të zonës, të plagosurit trokitën në shtëpitë e fshatit për të kërkuar ndihmë. Si pistë kryesore, policia ka ngritur atë të grabitjes, ndërsa nuk përjashtohet ajo per prishje te pazareve dhe dyshimeve se agresorët me viktimat njiheshin mes tyre. Në pyetje po merret njëri prej të plagosurve, ndërkohë që ne policinë e Korçës janë shoqëruar disa banorë të fshatit ku ndodhi ngjarja.

Share This Video


Download

  
Report form