http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një burrë i armatosur hyri në një studio yoga në Florida, duke qëlluar mbi njerëzit që ndodheshin aty. Nga sulmi dy gra të moshave 61 dhe 21 vjeçe mbetën të vrara, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën. Pas sulmit agresori drejtoi armën drejt vetes duke i dhënë fund jetës. Oficerët e policisë gjetën viktimat dhe të plagosurit, ndërkohë që edhe autori i krimit ishte i pajetë. Autoritetet e identifikuan agresorin 40-vjeçar Scott Paul Beierle. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që disa prej të plagosurve u dërguan menjëherë në spitalet rajonale. Sipas hetuesve, disa nga personat e lënduar janë pjekur ta ndalin agresorin duke u përleshur me të.