http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Jelekverdhët kanë nisur sërish protestat në Francë. Rrugët e parisit janë mbushur me demonstrues duke shënuar kështu javën e pestë të protestave të pandërprera kunder Emmanuel Macron. Pavarësisht paralajmërimeve për të mos protestuar, për sigurinë e demonstruesve pas sulmit në Strasburg, ?jelekëverdhit? nuk janë ndalur. Mijëra efektivë policie janë vënë në gatishmëri në Paris, për të mbajtur nën kontroll situatën. Protesta është përshkallëzuar në dhunë, ndërsa te pakten 72 demonstrues janë arrestuar. Mediat franceze bene te ditur se 2 persona kane gjetur vdekur kete te shtune ne France pas kaosit qe ka sjelle bllokimi i rrugeve ne disa zona te vendit nga ?jelekverdhet?. Ne periferi te Parisit nje grua po udhetonte ne motorr me partnerin e saj por bllokimi i rruges nga protestuesit beri qe bashkeshorti i saj te devijonte rrugen dhe ne kete moment eshte perplasur me nje makine duke i shkaktuar vdekjen. Ndrekohe ne veri te Frances, ne lokalitetin Erquelinnes nje makine u perplas ne menyre te dhunshme me nje kamion qe u detyrua te frenoje fort per shkak se i dolen perpara ne menyre te befasishme nje grup protestuesish ?jelekverdhe?. Një ditë më parë, presidenti Macron bëri thirrje për të ruajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë. Ai e bëri këtë apel pas takimit me liderët e Bashkimit Europian në Bruksel. Protestat e ?Jelekëve të verdhë?, nisën në mesin e muajit nëntor, kundër rritjes së çmimit të karburantit. Por protestuesit shtuan kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe përmirësimin e standarteve të jetesës.