Veliaj: Në dy vitet e ardhshme, dhjetëra rrugë të reja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-10-24

Views 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në dy vitet e ardhshme bashkia e Tiranës do të shtojë ritmin e investimeve në zonat rurale. Deklarata u bë nga Erjon Veliaj, gjatë inaugurimit të një aksi rrugor ne zonën e Zall Herrit. ?Premtimi që kemi bërë para dy vitesh është se do punojmë me të njëjtën cilësi, si në qendër, ashtu edhe në periferi.? ?Sot jam shumë entuziast për rrugën e re të Zall Herrit. Kjo është rruga e radhës pas atyre në Çekrezë, Kasallë, tani edhe në lagjen e Allushëve. Kemi nisur disa projekte për qendrat e fshatrave. E filluam me qendrën e fshatit Qeha, në Petrelë, tani me disa rrugë të reja për komunitetin dhe besoj se në dy vitet e ardhshme, pra në gjysmën e dytë të mandatit, rrugët rurale apo qendrat e fshatrave do t?i trajtojmë si paketë; pra, do të bëjmë disa dhjetëra njëherësh, tani që projektet e para kanë dalë me shumë sukses?, tha Veliaj. Fshati sipas Veliajt, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje falë investimeve. ?Unë besoj se njerëzit do të vazhdojnë ta ruajnë trendin që kemi parë këto vite, të kalimit më shumë kohë në zonat rurale. Disa kanë filluar një biznes, siç shihni serat apo fushat e mbjella; disa të tjerë kanë krijuar ekonomi të vogla, një mini-fabrikë apo mini-punishte. Kostoja e jetesës, cilësia e ajrit, krahu i punës, janë kushte të favorshme që të punojmë fort me fshatin. Bashkë me qeverinë qendrore kemi një plan shumë ambicioz, për t?i dhënë një marsh të pestë edhe fshatit, ashtu siç u kemi dhënë zonave urbane të Tiranës?, deklaroi Veliaj. Veliaj theksoi se njerëzit që jetojnë në fshatra dhe ata që janë në qendër të Tiranës, do të kenë të njëjtat shërbime dinjitoze.

Share This Video


Download

  
Report form