http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy shtetas shqiptare janë arrestuar për kokainën e sekuestruar në kontenierë në doganën e Durrësit mbrëmjen e të enjtes.Në pranga përfunduan Altin Myslihaka dhe Ardian Bega ndërsa që janë shpallur në kërkim edhe tre shtetas të tjerë.Mesohet se Altin Myslihaka eshte paraqitur per te marre ngarkesen brenda konteinerit ne portin e Durresit.Sasia e kokainës e gjetur ne konteineret është mbi 100 kg.Kokaina e kishte origjinën nga Ekuadori por anijet me konteinere kanë ardhur në Durrës nëpërmjet Greqise. Për këtë arsye operacioni I madh është realizuar në bashkëpunim me autoritetet greke.