03/10/2017
Durrës.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Servisi”.
Sekuestrohen 37 kg e 350 gr lëndë narkotike Marjuanë, një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar" Servisi".
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Gentian Kanberi 34 vjeç , banues në Fushë- Krujë;
• Shkelzen Mirdita 32 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
• Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë.
Më datë 03.10.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, në automjetin tip Opel, në pronësi dhe I gjendur në servisin e shtetasit Gentian Kamberi janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
•37 kg e 350 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
• një automjet tip Opel;
• 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë;
• 5 aparate telefoni celularë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.