http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia kryesore e opozitës në Turqi kërkon rinumërim të votave, pas rezultatit të ngushtë të referendumit të së dielës, që i jep presidentit Recep Tayyip Erdogan fuqinë ta zgjerojë ndjeshëm pushtetin e tij. Mbështetësit e Partisë Popullore Republikane (CHP) kane dale ne protesta, duke pretenduar per parregullsi te mëdha gjate procesit referendar. Erdogan arriti te siguroje 51,4 % te votave ne ndryshimet kushtetuese qe e japin atij praktikisht fuqine e nje sulltani. Fitorja e tij u prit në të gjithë Turqinë, sa me festime, aq edhe me protesta. Tre qytetet më të mëdha të vendit, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri u thanë ?Jo? ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është cilësuar nga analistet si nje goditje e rende per Erdoganin. Sipas tyre, ky rezultat do te përçaje edhe me shume Turqinë. Kreu i komisionit te zgjedhjeve deklaroi gjithashtu se rezultati eshte i vlefshëm. Sipas tij edhe pretendimet per fletet e pavulosura te votimit nuk qendrojne, pasi ato jane te vlefshme duke qene se jane prodhuar nga komisioni i zgjedhjeve dhe se praktika te tilla kane funksionuar edhe ne zgjedhjet e mëparshme. Referendumi parashikonte ne total 18 ndryshime te medha keshtetuese, ku me kryesori ka te beje me shnderrimin e qeverisjes nga sistem parlamentar ne presidencial. Ato do te hyjne ne fuqi pas zgjehdjeve presidenciale dhe parlamentare te nentorit 2019.