Opozita në protestë: Rama ik! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lideri i opozitës Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po saboton integrimin europian të Shqipërisë, pasi ai i jep fund sundimit te tij klientelist.



Ne fjalinë e tij 30 minutesh përpara protestueseve, Basha u fokusua tek integrimi europian i vendit dhe tek fakti se opozita e mbështet ate, por jo sipas variantit te Edi Rames.



?Dua t?i them çdo miku shqiptare dhe te huaj, çdo kujt qe i do te mirën këtij vendi, kjo nuk është Shqipëria Europiane, kjo është Shqipëria e drogës, e krimit, është nje diktature orientale dhe ne e refuzojmë.?



Sipas kreut demokrat, Edi Rama ka nje plan per të penguar me çdo kusht integrimin e Shqipërisë.



?Integrimi ne Bashkimin Europian po sabotohet, sepse futja ne Europe është rrezik per pushtetin politik dhe kriminal te Edi Rames.?



Basha e bëri Ramën përgjegjësin kryesor për kërcënimet ndaj Europes, ndërsa nënvizoi arsyet se pse shqiptaret e ndershëm e duan integrimin.



?Ne e duam Europen sepse duam vlerat, duam drejtësinë qe ka europa, duam lirinë dhe dinjitetin qe ka Europa, qeverisjen dhe standardet e qeverisës qe ka europa. Nuk e duam europen duke kërcënuar, duke shantazhuar, ne shqiptaret e ndershem e kërkojmë europen sepse jemi te afte, plote besim se mund te punojmë plote me nder dhe me mund si te gjithë evropianet.?



Por qe te arrihet kjo gje, sipas kreut demokrat, te gjithë e dine se cfare duhet te behet.



?Shqiptaret e dine qe ne BE nuk integrohesh duke integruar rrjetet e drogës dhe te krimit, por duke integruar ligjet, ekonominë. Shqiptaret e dine se ne Europe do te futen, kur te fusin kriminalet ne burg.?



Basha shpalli dhe kërkesën kryesore të opozitës: largimin e qeverisë Rama

Share This Video


Download

  
Report form