Pezullohet aktiviteti i “Bankers petrolium” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Mjedisit ka vendosur te pezulloje aktivitetin e kompanisë Bankers Petrolium, e cila ushtron veprimtarinë e saj ne zonën e Patos Marinzes. Kjo mase është marre, pasi kompania është paralajmëruar disa here për shkeljet e vazhdueshme. Inspektorati i Mjedisit ka hartuar nje raport te detajuar me te gjitha shkeljet e Bankers Petrolium qe nga ndotjet e mjedisit, e deri tek rreziku i zjarreve apo aksidenteve. 9 janë problematikat qe shqetësojnë Ministrinë e Mjedisit e qe lidhen pikërisht me zonën ku shtrihet aktiviteti i kompanisë. Me herët Bankers Petrolium është dënuar me gjobe nga Inspektorati. Ministria e Mjedisit bën me dije se do te vazhdoje te monitoroje procesin deri ne përmbushjen e plote te kushteve për nje aktivitetet te sigurt qe nuk dëmton mjedisin dhe shëndetin e njerëzve. Banoret e fshatrave perreth puseve janë ankuar vazhdimisht per nivelin e larte te ndotjes dhe rrezikun e shpërthimit te puseve.

Share This Video


Download

  
Report form