Hetimet për dosjen "Bankers Petrolium" - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

Hetimet e nisura nga prokuroria e Fierit për dëmtimet e banesave në komunën Zharrëz, që përkon me zonën ku kompania kanadeze "Bankers" shfrytëzon nëntokën naftë-mbajtëse, ende nuk janë mbyllur. Burime zyrtare thanë për Vizion Plus se zgjatja në kohë e tyre lidhet me disa përgjigje konfuze dhe kontradiktore, që ka dërguar në drejtim të prokurorisë, instituti sizmiologjik. Në adresë të organit të akuzës të Fierit kanë mbërritur 2 shkresa nga ky institute, që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në njërën thuhet, se tronditjet e matura vitin e kaluar, në datat 16 dhe 17 qershor, janë konstatuar në një thellësi 28 deri ne 35 kilometra nën tokë. Kjo konsiderohet si lëvizje tektonike natyrore, pra tërmet. Por në një shkresë të dytë, instituti sizmiologjik shprehet, se po të njëjtat tronditje të tokës, mund të kenë ndodhur në një thellësi nga 1 deri ne 1.5 km. Kjo mbështet dyshimin e fortë, se bëhet fjalë për një tërmet artificial të provokuar në zonën dhe thellësinë, ku operon kompania e naftës, "Bankers". Në këto kushte, para se të marrë një vendim për ta dërguar çështjen në gjykatë me të paditur firmën "Bankers", apo ta mbyllë dosjen për shkak se nuk ka prova për të ngarkuar me përgjegjësi firmën kanadeze, Prokuroria e Fierit është në pritje të një përgjigje më të qartë nga Instituti Sizmiologjik. Gjithsesi, shtojnë burimet nga Prokuroria e fierit hetimet po vazhdojnë pa ndërprerje duke u mbështetur në elementë te tjerë, si rrethana mjedisore apo pyetje dëshmitarësh

Investigations initiated by the prosecution for breaches of Fier Municipality Zharrez housing, which coincides with the area where the Canadian company "Bankers" subsoil use diesel-holder, are not yet closed. Official sources said that the Vision Plus for the duration of their time associated with some confusing and contradictory answers, which sent towards the prosecution, sizmiologjik institute. Addressed to the prosecution of Fier two letters arrived from the institutes, which contradict each other. In one say, that shocks measured last year, on 16 and 17 June, were found at a depth of 28 to 35 kilometers below ground. This is considered as the natural tectonic movement, ie earthquake. But in a second letter, sizmiologjik institute says, the thrill is the same land, may have occurred at a depth of 1 to 1.5 km. It supports a strong suspicion that it is a manmade earthquake provoked in the area and depth, which operates the oil company, "Bankers". In these conditions, before taking a decision to send the case to court to sue the company "Bankers" or close the file because there is no evidence to charge the responsible Canadian firm, Fier prosecution is pending a clearer answer Sizmiologjik Institute. However, sources add ferns Prosecution investigations are continuing without interruption relying on other elements, such as environmental conditions or question witnesses

Share This Video


Download

  
Report form