http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertiza vërteton plotësisht se shkaqet e shpërthimeve te ndodhura ne zonën e Marinzes ne Fier kane ardhur nga veprimtaria e kompanisë ?Bankers Petrolium?, e cila ka qene e papërgatitur si nga ana teknike ashtu edhe organizative per te përballuar situata te tille. Ndërkohë uji i ujësjellësit te fshatit dhe i puseve është i papërdorshëm. Këto janë përgjigjet qe kane mbërritur ne prokurori, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore , Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit si dhe Ministria e Shëndetësisë. Keto institucione kane hartuar ekspertizën per ate qe ndodhi ne zonën e Marinzes dhe per pasojat qe vazhdojnë ende. Prej një muaj nje grup prokuroresh te fierit janë duke hetuar lidhur me shpërthimin. Krahas marrjes ne pyetje te administratoreve shqiptare dhe te huaj si dhe banoreve te fshatit ata u kishin dërguar shkresa zyrtare te gjitha agjencive per te përcaktuar saktësisht shkaqet dhe shkallen demit. Ne përgjigjen e Agjencisë Kombëtare e Burimeve Natyrore thuhet nënkontraktoi i kompanisë Bankers Petroleum që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla. Ndersa shërbimi gjeologjik shqiptar ka arritur ne përfundimin se shkaktare e fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e kompanisë.Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Mjedisit deklaron se ndotja e ne zonën naftëmbajtëse ku ushtron aktivitetin Bankers Petrolium është shume e madhe me prani te gazrave te dëmshëm. Vlera e matur e so2, krahasuar me normën e OBSHE tejkalon ne masën 56.1 %. Vlera e matur no2, krahasuar me normën e OBSHE tejkalon ne masën 49 %. Edhe me shqetësuese është përgjigja e Ministrisë se Shëndetësisë, e cila e ka nxjerre te papërdorshme te gjitha burimet natyrore. Uji i ujësjellësit të fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjienë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standardit shqiptar në fuqi dhe direktivave të be-së. uji i puseve familjare është jashtë standardit, rekomandohet të mos përdoret. Prokuroria ka nisur hetimet kryesisht, duke verifikuar praktikën që është ndjekur për hapjen e pusit të naftës, rregulloret që janë zbatuar dhe shumë faktorë të tjerë, te cilët sollën situatën e rëndë në rrugët dhe oborret e banesave në fshatin Marinzë rreth nje muaj me pare nga shpërthimi i gazit. Kompania ?Bankers Petrolium? akuzohet per ?shkatërrimit të pronës? si dhe ?ndotje të mjedisit dhe ujërave?.