http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e naftës "Bankers Petroleum", e cila është vënë në qendër të akuzave fillimisht nga dogana e më pas edhe nga Albpetrol për tregti të paligjshme karburanti ka reaguar duke i konsideruar akuzat si të paveret. Albpetrol evidentoi me shifra se "Bankers" importoi sasira të mëdha holluesi naftë në 2013, që nuk korrespondonin me aktivitetin e saj, por që dyshohet se një pjesë e mirë e tyre është përdorur për përzierje karburanti që hidhet në treg duke ndikuar në cilësi. Por "Bankers" thotë se rritja e importit të holluesit erdhi si pasoje e rritjes me 20 % të prodhimit të naftës në vendburimin e Patoz- Mariznës, i cili ka qenë më i madhi që nga viti 1928.Por edhe ka ndodhur kjo rritje historike, po aq historike duket që "Bankers" të deklarohet për të nëntin vit rresht me humbje, duke bërë që të mos paguajë tatim- fitimi në shtet. "Bankers" ka një prodhim ditor që arrin në 3 mijë ton, por ajo deklaron shpenzime të larta transporti, investimesh etj. për t'ju shmangur pagesës së taksave. Një ditë më parë Vizion Plus siguroi një dokument që e implikon kompaninë "Bankers" si të përfshirë në një tregti që dëmton konsumatorin, por edhe buxhetin. "Bankers" importon sasia të mëdha holluesi që përdoren për nevojat e saj teknologjike, por në fakt kjo lëndë duket se ka përfunduar e përzier me naftën në automjetet tona. Sinjalin e parë të abuzimeve të kompanisë e dha Dogana, e cila zbuloi shkelje. Nafta që "Bankers" importon për nevoja të saj, e cila nuk është e cilësisë së mirë kishte përfunduar në treg për konsumatorët.