http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas shpërthimit të puseve të naftës në Marinzë të Fierit, pasojat në fshat janë ende të dukshme. Shpërthimi i ujërave nëntokësore që pushtuan banesat dhe çlirimi i gazrave ka krijuar një seri gropash në banesa dhe në rrugë. Banorët ndihen të frikësuar për shkatërrimin e shtëpive si pasojë e shembjeve te tokës. Këto fakte kanë bërë që polica e fierit të nisë procedimin penal ndaj ?Bankers Petrolium? si shkaktare e shpërthimit të gazit në fshatin Marinzë. Fontanat ndodhen rreth 200 metra nga pusi i shpimit të kompanisë. Ekspertët kanë vënë re gjatë kontrollit, se nga llumi dhe uji i dalë nga fontana kanë pësuar dëme të rënda 9 banesa. Ndërsa 6 të tjera, tokën që i rrethon, e kanë të papërdorshme. Dëme ka edhe në rrugën e fshatit. Policia ndërkohë po pret specialistët e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që do të saktësojnë shkaqet e shpërthimit.