http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare do të ketë në dispozicion 26.4 milion euro, me qellim shlyerjen e borxheve të prapambetura. Kjo shumë e cila do të jetë efekti brenda muajit mars, është kësti i parë i kredisë që FMN i dha Shqipërisë, nga totali prej 330 milion euro. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj e konsideroi këtë si një lajm të mirë, jo vetëm për ekonominë por edhe sipërmarrësit shqiptarë që do të kenë mundësi të marrin borxhin e akumuluar në vite. Shuma totale e kredisë është e parashikuar të jepet për tre vjet, çka do të thotë se kushtet që duhet të plotësoje qeveria shqiptare për përfitimin e tyre janë të forta. FMN ka parashikuar se rreziqet për ekonominë janë të mëdha dhe po kaq janë edhe nevojat për financim. Fondi kërkon nisjen e reformave në pensione, në sistemin e energjisë, pushtetin lokal e të tjera, si dhe ulje të metejshme të borxhit publik. Një mbështetje të tillë buxhetore pritet të japë edhe Banka Botërore si dhe Komisioni Evropian.