"Bankers", shmangia e taksave për naftën - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 3

Kreu i AKBN-së, Genc Anastasi firmos brenda ditës me mbërritjen e Kërkesës, autorizimin për importin pa taksa të një sasie prej 140 mijë tonë naftë, për kompaninë "Bankers". Ky akt, dyshohet se i heq arkës së shtetit mbi 90 mln dollarë taksa. Me këtë shkresë, që mban datën 18 korrik, kompania kanadeze i kërkon AKBN autorizim për të importuar 140 mijë tonë karburante për nevoja të procesit teknologjik. Sipas ligjit shqiptar, për të nxitur sektorin energjetik në vend, qeveria bën përjashtime për kompanitë që operojnë në këtë sektor duke shmangur pagesën e taksave, me synim zhvillimin e projekteve të mëtejshme apo rritjen e investimeve. Përgjigjja e AKBN, mban po të njëjtën datë. 18 korrik 2013. Ajo është firmosur nga drejtori aktual i AKBN, Genc Anastasi, 6 ditë pas emërimit. Që nga nëntori 2012 deri në Korrik 2013, në krye të agjencisë së Kontrollit të burimeve natyrore, janë ndërruar 4 drejtorë. I fundit është Genc Anastasi, emëruar në 12 korrik 2013 me firmë të Ministrit të Ekonomisë Florion Mima. Ai zëvendësoi Muhamed Lilën, që qëndroi në detyrë vetëm 3 ditë. Po përse i gjithë ky interes për këtë post? Ajo çka dyshohet dhe është një indicie e fortë për prokurorinë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit për të hetuar mbi një aferë që shkon deri në disa milionë euro, është një aferë për të shmangur akcizat, taksat doganore për artikuj si diesel apo gasoil, që vijnë nga importi.
Së pari, kërkesa është firmosur pa kaluar në një proces analize të hollësishme, pasi është miratuar brenda ditës.
Së dyti, vendimi duhet të ketë 5 firma, duke përfshirë shefin e financave dhe atë të sektorit të hidrokarbureve, i cili u largua nga detyra.
Në 18 korrik, kompania kanadeze paraqiti një kërkesë të re për të importuar edhe 140 mijë tone të tjera, gati dyfishin e planit paraprak vjetor. Për më tepër, kërkesa e dytë, shtrihet në periudhën përtej vitit 2013. Afati i periudhës së autorizimit, për import karburanti nis nga 6 shtator 2013, deri në datën 30 qershor 2014, pra përtej një viti buxhetor. Abuzimet me karburantet ne vendin tone kane gjetur jehone edhe ne mediat ndërkombëtare. Portali i njohur "Hufington post" ne një analize te ditës se mërkurë shkruante se Shqipëria humbet çdo vit 300 milionë dollarë të ardhura tatimore. Kompania kanadeze, që në periudhën kur u lidh marrëveshja me shtetin shqiptar quhej "Sanxon", operon prej vitit 2004 në vendin tonë.

Head of the Agency of Natural Resources, signed Anastasi Genc overnight with the arrival of the request, authorization for duty free import of an amount of 140 thousand tons of oil, the company "Bankers". This act removes suspected of the state budget over 90 million dollars in taxes. With this letter, which is dated July 18, the Canadian company seeks NANR authorization to import 140 thousand tons of fuel for the needs of the technological process. Under Albanian law, to promote the energy sector, the government makes exceptions for companies operating in this sector by avoiding payment of taxes, with a view ...

Share This Video


Download

  
Report form