“Bankers” nuk shënjon naftën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka 10 vjet që operon në tregun shqiptar të nxjerrjes së naftës, kompania ?Bankers Petroleum?, nuk pranon të shënjojë naftën që prodhon dhe eksporton jashtë. Që prej 3 vitesh, kontrollin e cilësisë së naftës përmes shënjimit dhe markimit në Shqipëri e ka marrë kompania Global Fluids International, e cila e ofron këtë shërbim ekskluziv për të gjithë llojet e karburanteve që hyjnë në Shqipëri, si ato që importohen, edhe ato që nxirren jashtë me një çmim 614 lekë për 1000 litra. Në kontratën e siguruar nga Vizion Plus, rezulton se nafta bruto që prodhohet nga ?Bankers?, duhet që fillimisht të markohet me shënjuesin e kompanisë ?GFI?, e cila e bën këtë markim për qëllime fiskale, e specifikisht për pagesën e rentës minerare nga ?Bankers Petrolitum?. Ky refuzim ka hapur jo pak telashe për Ministrinë e Financave, por hedh dyshime edhe për destinacionin e naftës që prodhon firma ?Bankers?: Nëse ajo plotësisht eksportohet, apo një pjesë e saj shpërndahet në tregun vendas duke sjellë përfitime gjigande për të dhe tregtarët e tjerë të shumicës? Mesatarisht prodhimi i kësaj kompanie shkon deri në 1 milion e 200 tonë në vit, ku përkundrejt vlerës që duhet të paguajë si tarifë shërbimi, ?Bankers? i detyrohet ?Global Fluid? një shumë prej 10 milion dollarësh çdo vit. Nisur nga vështirësitë në zbatimin e kontratës që shteti ka lidhur me kompaninë ?GFI?, kjo e fundit i është drejtuar me një shkrese Ministrisë së Financave, ku kërkon zbatimin e plotë të kontratës së lidhur, ose përndryshe është vetë shteti shqiptar që duhet të paguajë këto para. Burime nga kjo ministri thonë për Vizion Plus se çështja ende nuk është zgjidhur dhe është në negociata, ndërsa vullneti i qeverisë është që ?Bankers? të markojë naftën që nxjerr dhe shet në tregjet ndërkombëtare. Por edhe në këtë pikë, nëse kjo realizohet, sërish është shteti shqiptar i cili do të vuajë mbi supe kostot, kjo pasi kontrata që ?Bankers? ka lidhur në vitin 2004 detyron që çdo ndryshim të marrëveshjes e cila penalizon financiarisht atë duhet t?i kompensohet nga kompania shtetërore ?Albpetrol?.

Share This Video


Download

  
Report form