http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania ?Bankers Petrolium? fiton të drejtën përballë qeverisë shqiptare lidhur me pretendimet e lindura nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Drejtoria e Tatimeve, për të paguar 75 milion dollarë taksa, ku 57 janë tatim fitim i njohur për vitin 2011-të dhe pjesa tjetër kamatëvonesa. Përmes një njoftimi për shtyp ?Bankers? thotë:?Bankers Petroleum Ltd?, Deklaron se raporti auditues i palës së tretë mbi mosmarrëveshjen e taksave për vitin 2011 është lëshuar, duke vendosur se Bankers i ka deklaruar të sakta shpenzimet e tij si kosto të rimbursueshme në vitin 2011 bazuar në licencë-marrëveshjen hidrokarbure.Kompania kanadeze e ankimoi sekuestron që i vendosën tatimet një vit më parë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, më pas ajo hyri në një marrëveshje me Ministrinë e Energjisë për ta zgjidhur çështjen me një auditues të pavarur, agjencinë ?Pricewater House?, duke pezulluar në këtë mënyrë çështjen në arbitrazh. Megjithatë ?Bankers? duhet të vijonte të paguante këtë detyrim deri në daljen e raportit të ekspertit. Çdo muaj ?Bankers? ka derdhur në llogarinë e tatimeve 5 milion dollarë. Sot shuma e paguar nga kanadezët arrin në 37 milion, të cilat shteti shqiptar duhet t?ia kthejë mbrapsht. Shefi i kabinetit në Ministrinë e Financave, Niko Lera thotë në një intervistë për Vizion Plus se nëse ky është një vendim i ekspertit atëherë qeveria do t?i japë paratë dhe kjo nuk bën problem për buxhetin e shtetit. Vizion Plus kontaktoi me Ministrinë e Energjisë, e cila tha se do të vijojë të kërkojë të drejtën për pagesën e taksave edhe për vitet që vijnë, 2012-ën dhe 2013-ën. Çështja ku tatimet u përplasën me ?Bankers? kishte të bënte me derdhjen e tatim fitimit të kësaj kompanie, e cila ka 11 vite që nuk e paguan këtë taksë, pasi deklaron se ka më shumë shpenzime se të ardhura nga operacionet e naftës. Agjencia e Burimeve Natyrore gjeti shumë shpenzime të pajustifikuara, por eksperti i pavarur me këtë raport të fundit ia ka hedhur poshtë.