Shteti i jep kohë “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-07

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e fundit kur mbaron afati për të ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar çështjen e përplasjes me kompaninë kanadeze ?Bankers Petrolium?, shteti shqiptar ka arritur të bjerë në një marrëveshje me kompaninë për ta shtyrë edhe me 1 muaj tjetër afatin e ankimimit. Burime konfidenciale thonë për Vizion Plus se ditët e fundit Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Ministria e Energjisë dhe avokatura e shtetit ka patur takime intensive me kompaninë dhe është rënë dakord që të gjendet kjo rrugëzgjidhje. Shteti shqiptar është duke vlerësuar dy raportet e ekspertëve ?Price Waterhouse Cooper? dhe ?Navigant?, të cilët i kanë dhënë të drejtë kompanisë kanadeze, por sërish vetë ekspertët mes njëri-tjetrit ndanin opinione të ndryshme sa i përket kontestimeve të AKBN-së për një pjesë të investimeve që ka bërë Bankers, të cilat shkelnin kontratën që ka me shtetin. Kjo mund të jetë një plus për palën shqiptare gjatë animimit në arbitrazhin ndërkombëtar. Megjithatë Vendimi se nëse kjo çështje do të shkojë atje do edhe 30 ditë që të merret. Tatimet dhe AKBN pretenduan në fillim të vitit një shumë prej 65 milion dollarësh që kanadezët i detyroheshin Shqipërisë në 2011-ën, ku 57 ishin tatim fitim që s?ishte paguar pasi bilancet deklaroheshin me humbje dhe pjesa tjetër gjoba. ?Bankers? fillimisht ankimoi çështjen në Arbitrazh e më pas u tërhoq dhe ra dakord që të dyja palët të merrnin vendimin e një eksperti të pavarur. Paneli i ekspertëve vendosi në dëm të shtetit shqiptar, por Ministria e Energjisë ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do ta ankimojë apo jo, kur vetë firma ligjore thotë se ka gjetur gabime të shumta në raportin e ?Procewater House Cooper?.

Share This Video


Download

  
Report form