https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Parrulla kundër "Bankers..." - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto parrulla te shkruara ne rrugët e qytetit te Fierit tregojnë protestën e radhës ndaj kompanisë se naftës "Bankeres Petrolium". Edhe pse mbishkrime anonime, këtë forme kane zgjedhur banoret e Fierit për t'iu përgjigjur heshtjes se "Bankers" ndaj dëmeve qe u ka shkaktuar banoreve te Zharrezes, si dhe ndotjes mjedisore qe po shkakton. "Jashte Bankeres" ! Kjo është kërkesa e protestuesve anonim te cilët këtë here kane lëne mbishkrimet e tyre kundër kompanisë se naftës ne bulevardin "Ramiz Aranitasi", ne rrugën "Skenderbeu", pranë ish-shtëpisë se oficerëve si dhe ne rruge te tjera te Fierit. Mendohet qe shkrimet te jene bere ne orët e para te mëngjesit te se shtunës. Mbishkrimet ne mure vijnë pas shqetësimeve te vazhdueshme nga banoret e Zharrzes. Disa dite me pare nje grup te rinjsh nga zona naftëmbajtëse, vendi qe lëkundet vazhdimisht nga shpërthimet nëntokësore për te cilat akuzohet "Bankers", protestuan kundër kompanisë. Ne shenje revolte ata lyen trupin dhe fytyrat me nafte bruto, per te treguar ndotjen qe po iu ben Bankers. Ndërkohë familjet ne Zharres vijojnë te kërkojnë ndihme, por deri me tani nuk kane marre asnjë zgjidhje konkrete, si nga "Bankers" ashtu dhe nga autoritetet shtetërore.

Share This Video


Download

  
Report form