http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për të arkëtuar 75 milion dollarët, të cilat auditi i Drejtorisë së Tatimeve i ka njohur si detyrim ndaj shtetit shqiptar kompanisë ?Bankers Petrolium?. Edhe pse kompania ka kërcënuar se do të bllokojë aktivitetin tregtar në Shqipëri, dhe nga ana tjetër ka ankimuar bllokimin e llogarive bankare në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri e ka komentuar këtë si një gjuhë shumë të ulët nga ana e kanadezëve. Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, kreu i energjisë tha se pala shqiptare ka marrë përsipër t?i përgjigjet çdo lloj kostoje, pasi nuk do të lejojë më abuzimin me paratë e qytetarëve shqiptarë. Gjiknuri dha edhe sqarimin e ministrisë së tij lidhur me çmimin e importit të energjisë që ka kryer OSHEE për dhjetorin. Sipas tij, nuk është e vërtetë se vlera në bursën hungareze ka qenë 20 euro për megavat orë, por çmimet e energjisë kanë ndryshuar nga dita në ditë. Në qershor të 2016-ës do të hiqet edhe faturimi aforfe, pasi do të përfundojë instalimi i matësve për të gjithë abonentët. Që në janar Kompania e Shpërndarjes do të nisë edhe investimin në rrjetin e energjisë, me një fond buxhetor prej 200 milion dollarësh, por kjo nuk do të zgjidhë në mënyrë përfundimtare defektet dhe ndërprerjet, pasi kërkohet një shumë që kap shifrën e 1.6 miliard dollarëve.