http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra banore te Fierit i janë bashkuar peticionit te lëvizjes qytetare "Jashtë Bankers", për pezullim te aktivitetit dhe hetim te kompanisë se naftës. Pas Zharrzes dhe zonave përreth, këtë te shtune te rinjtë e lëvizjes janë vendosur ne qendër te qytetit te Fierit. Banore dhe kalimtare kane mbështetur nismën e lëvizjes qytetare e cila prej kohesh proteston për demet qe kompania e naftës, "Bankers" po iu shkakton banoreve te Zharrzes dhe ndotjes qe po i bën mjedisit ne Fier. Përfaqësuesi i lëvizjes "Jashtë Bankers" Enea Ajasllari tha se pas mbledhjes se 15 mije firmave, peticioni do te dorëzohet ne institucionet e qeverise. Me pas te rinjtë e lëvizjes qytetare kane shkuar ne shume familje fierake ku kane marre konfirmimin dhe firmën e tyre kundër "Bankers" dhe dëmeve qe po shkakton ajo. Një jave me pare lëvizja "Jashtë Bankers" u takua dhe me ministrin e energjetikes Damian Gjiknuri i cili shkoi ne Zharrez për t'u njohur me problemet e banoreve. Ministri premtoi hetim ndaj kompanisë. Banoret e Zharrzes vazhdimisht tregojnë se dëmtimet e banesave te tyre janë shkaktuar nga shpërthimet qe kompania bën nen toke për nxjerrjen e naftës dhe jo nga tërmetet. Pasi nuk ka pasur asnjë reagim nga kompania "Bakers" dhe autoritete shtetërore, banoret kane marre nisma qytetare qe kësaj here duket se do t'i shkojnë deri ne fund.