https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Zharrëz, banorët protestojnë kundër "Bankers" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e zonës së Zharrëz-Marinëzës kanë bllokuar edhe sot paradite lëvizjen në aksin kombëtar Fier- Berat në protestë kundër aktivitetit të kompanisë "Bankers" që sipas tyre prej dy vjetësh po shkakton sistematikisht lëkundje të tokës në këtë rajon. Ata kanë ngritur barrikada në segmente të ndryshme të kësaj rruge, duke vendosur goma automjetesh, blloqe betoni etj. Me banorët janë bashkuar edhe nxënësit e shkollave të zonës, të cilët kanë bojkotuar mësimin. Shkak i protestës janë bërë lëkundjet e tokës në mbrëmjen e djeshme. Sipas banorëve ato krijohen nga shpërthimet nëntokësore të kompanisë së naftës "Bankers", që ushtron veprimtarinë e vete në këtë zonë naftëmbajtëse. Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur situatën, ndërsa kanë pohuar se do të jetë vonë nëse shteti bën rolin e sehirxhiut Irritimi i banorëve të zonës Zharrë- Marinëz, nisi mbrëmjen e kaluar. Pas lëkundjeve të tokës ata dolën menjëherë nga banesat e tyre në rrugë duke bllokuar rrugën kombëtare Fier- Berat, por edhe rrugët lidhëse të zonës së tyre me këtë aks. Të indinjuar ata shkuan pranë vendit ku peshohen automjetet e tonazheve të rënda të kompanisë "Bankers" por nuk kontaktuan dot me përfaqësues të kësaj kompanie. Shumë prej banoreve në këto fshatra kanë kaluar natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tokës. Ndërsa në shtëpitë e tyre duken qartë shenjat e suvave të rëna, mureve të çara dhe dëmeve të shkaktuar nga lëkundjet e tokës. Kjo është protesta e dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në këtë zonë. Ndërkohë me dhjetëra herë banorët atje kanë protestuar kundër kompanisë "Bankers" duke kërkuar ndalimin e operacioneve në fushën naftëmbajtëse që sipas tyre janë shkaku kryesor i dëmeve dhe pasigurisë së jetës që ata po kalojnë. Pak ditë më parë prefektura e Fierit nisi hetimet për dëmet që u shkaktohen banorëve të kësaj zone nga aktiviteti i kompanisë "Bankers" ndërsa ministria e Ekonomisë do të monitorojë lëkundjet e tokës në këtë zonë, që sipas banorëve shkaktohen nga "Bankers".

Share This Video


Download

  
Report form