http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I cilësuar si ?komisari i hekurt? Edmond Koseni fitoi betejën ligjore me Ministrinë e Brendshme, e cila jo vetëm që duhet ta rikthejë në radhët e policisë, por i detyrohet dhe 11 vite paga me një vlerë prej afro 5 milionë lekësh te rinj. Mesditën e kësaj të premteje, Gjykata e Tiranës lëshoi urdhër ekzekutimin për kthimin në detyrë të Kosenit me gradën që ka patur para pezullimit në vitin 2005. Vetë ish-komisari i hekurt, tha se do të shërbejë kudo në polici. Ende nuk dihet se si do të veprojë Ministria e Brendshme ndërsa përfaqësuesi ligjor i Kosenit tha se urdhri i ekzekutimit duhet të zbatohet duke shmangur vijimin e proceseve gjyqësore te cilat mund të shkojnë dhe në Strasburg. Largimet nga puna, por edhe proceset gjyqësore, te cilat kanë përfunduar në Strasburg vazhdojnë t?i kushtojnë miliona euro shtetit shqiptar penalizime që prekin të gjithë taksa-paguesit.